“Është një situatë shqetësuese, sepse numrat po vijnë në rritje. Kjo situatë ka të bëjë me sjelljen e virusit në këtë stinë vjeshtë-dimër, por ka të bëjë edhe me atë se qytetarët nuk po i respektojnë masat, sidomos në këtë periudhë të rritje së rasteve.”
Në lidhje me mbylljen e lokaleve e bareve, Rakacolli tha se ato po mbahen nën monitorim:“Po i monitorojmë, nuk mund të themi po ose jo, por akoma nuk kemi arritur në këtë rezultat. Ne po bëjmë thirrje tek qytetarët për kujdes që mos të arrijmë ta bëjmë këtë, dhe mos të shpenzojnë orë të zgjatura në bare.”
Ajo i bëri apel qytetarëve që të zbatojnë masat e rekomanduara:“Që në mos të arrijmë këtu nuk e kemi në dorë ne, por këtë e kanë në dorë qytetarët.
Njerëzit nuk e mbajnë maskën në mënyrë korrekte, vazhdojnë të qëndrojnë me orë të zgjatura në bare e restorante dhe nuk ruajnë distancën.”
Shpërndaje te miqtë
