Qytetet më të jetueshëm në botë - renditja e përvitshme e The Economist

exit.al 9 Qershor 2021, 20:26

Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, nga një renditje e përvitshme e “The Economist” që është ndikuar më së shumti nga pandemia COVID19.

Studimi i  Njësisë së Inteligjencës së The Economist renditi 140 qytete duke përdorur si faktorë stabilitetin, infrastrukturën, arsimin dhe qasjen në kujdesin shëndetësor.

Por pandemia ka qenë faktori përcaktues në listën e këtij viti. Masat e bllokimit dhe kufizimet në lëvizje gjithashtu ulën indeksin e jetueshmërisë në shumë qytete.

Kjo nënkupton që qytetet evropiane kanë rënë në renditje ndërsa ato në Australi, Japoni dhe Zelandën e Re u ngritën.

Vendet ishullore iu përgjigjën me shpejtësi shpërthimit të koronavirusit dhe ishin në gjendje të minimizojnë rastet dhe të lirojnë kufizimet.

Auckland kryesoi listën i ndjekur nga Osaka në Japoni, Adelaide në Australi, Ëellington në Zelandën e Re dhe kryeqyteti japonez Tokio.

Dhjetë qytetet më të jetueshme në 2021:

1. Auckland, Zelanda e Re

2. Osaka, Japoni

3. Adelaide, Australi

4. Uellington, Zelanda e Re

5. Tokio, Japoni

6. Perth, Australi

7. Cyrih, Zvicër

8. Gjenevë, Zvicër

9. Melburn, Australi

10. Brisbane, Australi

"Auckland u ngrit në krye të renditjes për shkak të qasjes së tij të suksesshme në kontrollin e pandemisë Covid-19, e cila lejoi shoqërinë e saj të qëndronte e hapur” thonë autorët e studimit.

Qytetet evropiane dolën dobët në renditjen e këtij viti. Tetë nga dhjetë rëniet më të mëdha në renditje janë qytete evropiane.

Vjena ra nga vendi i parë në të 12-in. Kryeqyteti austriak kishte udhëhequr listën për disa vjet.

Por Hamburgu në Gjermaninë veriore pati rënien më të madhe me 34 vende.

Damasku mbetet qyteti ku jeta është më e vështirë, kryesisht për shkak të luftës civile të vazhdueshme të Sirisë.

Dhjetë qytetet më pak të jetueshme në 2021:

1. Damask, Siri

2. Lagos, Nigeri

3. Port Moresby, PNG

4. Daka, Bangladesh

5. Algjer, Algjeri

6. Tripoli, Libi

7. Karaçi, Pakistan

8. Harare, Zimbabve

9. Douala, Kamerun

10. Karakas, Venezuelë