Qytetarët "pushtojnë" parkun e liqenit, denoncojnë në prokurori Kryebashkiakun Veliaj

exit.al 16 Shkurt 2016, 10:35

Një grup qytetarësh, mes të cilëve përfaqësues të shoqërisë civile, protestuan sot, që herët në mëngjes, kundër ndërhyrjeve të Bashkisë Tiranë në parkun e gjelbër të liqenit.

Dhjetra qytetarë u bashkuan me parkun e liqenit dhe prishën në mënyrë demonstrative rrethimin e vendosur nga bashkia, për të izoluar zonën ku do të fillojë ndërtimi i një parku lojrash.

Qytetarët kundërshtuan planin të bashkisë për shkatërrimin e të vetmes zonë të gjelbër që i ka mbetur Tiranës.

Ata u shprehën se Kryebashkiaku Veliaj ka dhunuar ligjin dhe të drejtat e qytetarëve duke e bërë fakt ndeërhyrjen pa asnjë konsultim me qytetarët. Ata u shprehën se Kryebashkiaku Veliaj është shndërruar në njeri të rrezikshëm për qytetin dhe duhet ndalur në planet e tij shkatërruese.

Pas protestës, qytetarët dorëzuan një padi kundër Krybashkiakut Veliaj në prokurorinë e Tiranës.

Dje, punonjësit e bashkisë prenë mbi dhjetë pemë për t’i hapur rrugë ndërtimit të një parku lojrash, për të cilin bashkia nuk ka dhënë asnjë informacion paraprak.

Kryebashkiaku Veliaj e justifikoi prerjen e pemëve me pretekstin se ato ishin të sëmura, por filmimet dhe fotografitë e pemëve të prera dëshmuan të kundërtën.

 

[video width="640" height="352" mp4="https://www.exit.al/////wp-content/uploads/2016/02/prishja-e-gardhit.mp4"][/video]

[gallery columns="5" ids="7242,7243,7244,7245"]

 

Për më shumë lexo:

Kryebashkiaku Veliaj masakron pemët e parkut dhe mashtron publikun