QSUT dhe spitalet rajonale do të tenderojnë mallra e shërbime për spitalin e ri të Fierit

exit.al 28 Maj 2021, 21:35

Spitali ‘Nënë Tereza’, spitalet rajonale të Gjirokastrës, Fierit, Vlorës, Lushnjes do të furnizojën me mallra, Ilaçe dhe materiale të tjera të nevojshme, për 3 muaj, spitalin e ri të Fierit, deri në përfundimin e procedurave ligjore për regjistrimin e spitalit.

Kjo do të thotë se këto spitale do të organizojnë tendera për plotësimin e nevojave të spitalit rajonal.

Ministria e Shëndëtësisë ka urdhëruar më 21 maj FSDKSH-në për dhënien e fondeve shtesë për këto spitale.

Spitali i Fierit u ndërtua nga qeveria turke, si premtim i Presidentit Erdogan ndaj Kryeministrit Rama. Rama ka publikuar vazhdimisht pamje nga spitali, duke treguar se aty po punojnë staf turk.