Qindra ushtarë amerikanë flenë në hollin e Kongresit pas trazirave në Kapitol

exit.al 13 Janar 2021, 17:45

Qindra trupa të Gardës Kombëtare në SHBA kanë fjetur, në hollin e Kongresit amerikan, pas intensifikimit të masave të sigurisë në Uashington, një javë përpara inaugurimit të Xho Bajden si president.

Në Uashigton është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga 11 janari deri më 24 janar pas raportimeve të FBI-së se ka rrezik për sulme në DC ditët para inaugurimit të Bajden.

Në Kongres ndërkohë mbahet votimi për shkarkimin e mundshëm të Trumpit për rolin e tij në ngjarjet e javës së kaluar në Kapitol.

Kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi ka thënë dhe më herët se demokratët do të përpiqen me çdo mundësi të shkarkojnë presidentin, nëse Pence dhe kabineti i Shtëpisë së Bardhë nuk e shkarkojnë atë së pari duke aktivizuar amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA.

Garda Kombëtare është autorizuar që të dërgojë 15 000 trupa në Uashington për të ruajtur kryeqytetin, në kuadër të inaugurimit të Bajden.

Kjo është hera e parë që trupat ushtarake flenë brenda Kongresit, që nga Lufta Civile.

Demokratët e akuzojnë Trampin për “nxitje të kryengritjes” dhe pretendojnë se Tramp inkurajoi në mënyrë aktive dhunën në Kapitolin e SHBA.

Mbrëmjen e 6 janarit, qindra mbështetës të presidentit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Fillimisht Trump i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Kapitol. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna, ai i bëri dy herë thirrje mbështetësve të tij që të qetësoheshin.

Nga përplasjet me policinë, janë raportuar 5 viktima dhe mbi 50 persona të tjerë janë arrestuar.

trup

trup

trup

trup

trup

Shpërndaje te miqtë