1–Kandidatët renditen në listë sipas alfabetit dhe deputet bëhet ai që merr më shumë pëlqime nga votuesit në zgjedhje.
2–Zgjedhësit votojnë për partinë dhe për kandidatin e preferuar.
3–Zgjedhësit kanë të drejtë të shprehin pëlqimin vetëm për nje kandidat.
4–Nëse zgjedhësit votojnë për më shumë se një kandidat të së njëjtës parti, vota i llogaritet vetëm kësaj të fundit.
5–Numërimi i votave të bëhet me dy raunde:
-
- Në fazën e parë, numërohen votat e partive.
- Në fazën dy numërohen pëlqimet e kandidatëve. Pjesmarrës në numërim janë të gjitha subjektet që përfitojnë të paktën një mandat sipas numërimit në fazën një.
6–Garantimi i përfaqësimit me 30% i grave në parlament.
