Siç është bërë tashmë një gjë e zakonshme gjatë fushatave zgjedhore, qeveria ka rritur shpenzimet për projektet publike që pritet të mbarojnë fiks në kohë për zgjedhjet e qershorit. Për shembull, sheshi Skënderbej në Tiranë do të inaugurohet më 10 qershor.
Megjithëse gjatë fushatave të kaluara ky trend vihej re me rritjen e numrit të punëve publike nëpër qytete, shifrat e publikuara nga Open Data Albania për tenderat publikë tregojnë se sa janë rritur shpenzimet muajt e fundit. Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti shpenzimet për projekte publike janë dyfishuar krahasuar me shpenzimet e një viti më parë, duke arritur në rreth 6 miliardë lek, përafërsisht 45 milionë euro.
[caption id="attachment_26662" align="aligncenter" width="533"]
Prokurimet publike për vitet 2016-2017 dhe parashikimet për muajin maj[/caption]
Si gjithmonë, këto investime janë planifikuar në atë mënyrë që frytet t’i japin gjatë fushatës zgjedhore dhe qeveria të mund t'i paraqesë si arritje të saja.
Shpërndaje te miqtë
