Zgjedhjet në Kosovë, PDK në koalicion me AAK, Haradinaj kandidat për kryeministër

exit.al 17 Maj 2017, 10:58

Ramush Haradinaj do të jetë kandidati për kryeministër koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhëmrinë  e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën.

Tjetër koalicon i regjistruar për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit është ai mes partisë së ish-Kryeministrit Isa Mustafa, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe partisë së re Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës.

Ish-Kryeministri Isa Mustafa vendosi të mos jetë pjesë e listës zgjedhore. Avdullah Hoti, ministria aktual i Financave është kandidati për kryeministër i këtij koalicioni.

Lëvizja Vetëvendosja, që do të garojë e vetme në zgjedhje, propozon Albin Kurtin si kryeministër.

Qeveria e Kryeministrit Isa Mustafa u rrëzua një javë më parë nga parlamenti, pas dy vjet e gjysëm drejtimi të koalicionit qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosëvës. 78 deputetë votuan pro rrëzimit të qeverisë, përfshirë dhe deputetë të PDK-së, 34 kundra dhe 3 abstenim.

Shpërndaje te miqtë