Qeveria refuzon rritjen e taksës për makinat luksoze?

exit.al 6 Nëntor 2015, 18:28

FMN po i kërkon me forcë qeverisë të bëjë hapa konkretë për të siguruar rritje të të ardhurave, me qëllim që të garantohet stabiliteti ekonomik i vendit.

Një ndër masat që FMN i ka propozuar qeverisë për këtë qëllim është rritja e taksës së regjistrimit të makinave luksoze.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se qeveria e ka hedhur poshtë këtë propozim. Arsyeja që ka dhënë qeveria përmes Ministrit Haxhinasto është se qeveria nuk është “në gjendje" t’i identifikojë makinat lluksoze”!