Qeveria miraton 1.4 miliardë lekë për shëndetësinë

exit.al 16 Dhjetor 2020, 15:52

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj tha dje se qeveria ka miratuar një fond prej 1.4 miliardë lekësh në mbështetje të shëndetësisë.

"400 milion lekë do tëshkojnë për spitalet për situatën COVID dhe 1 miliard lekë për ndihmën ekonomike dhe paaftësisë, njofoti Denaj gjatë konferencë spër media të mërkurën.

Qeveria miratoi Aktin Normatvi për buxhetin e 2020, ku sipas të cilit do të jepet mbështetje shtesë për infrastrukturën energjinë dhe reformën e ujit. 

Denaj tha se parashikohen 2.9 mld lekë pagesa për rreth 30 projekte.

Ministrja deklaroi se ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizmeve i është dhënë 420 mln lekë.

 Denaj deklaroi se  do të jepen  673 milionë lekë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për dy projekte, identifikimi elektronik i zgjedhjeve dhe votimi elektronik. 

“Ky buxhet nuk e ka lënë pas as arsimin, për të cilën jepen 100 milion lekë në programin për kërkimin shkencor", tha në komunikimin me mediat ministrja Denaj.

Shpërndaje te miqtë