Gjonaj kontrollon burgun e Durrësit për masat anti-Covid

exit.al 16 Dhjetor 2020, 15:11

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kontrolloi të mërkurën burgun e Durrësit për të parë nëse zbatohen masat anti-Covid. 

Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se qeveria do të rrisë mbështetjen ndaj strukturave të gardianëve të burgut. Ajo njofoti se me Vendim të Këshillit të Ministrave atyre do u jepet një trajtim financiar dhe do u rritet rroga.

Ajo deklaroi se po qeveria është  duke konsideruar mundësinë që edhe  stafi shëndetësor dhe ai mbështetës në burgje të marrin një trajtim për sakrificat e tyre në punë.

Sa i takon masave anti-covid, ajo tha se nuk do të tregojë tolerancë ndaj asnjë lloj abuzimi nga stafi i burgjeve.

Shpërndaje te miqtë