Qeveria libra shkollorë falas për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës

exit.al 20 Gusht 2020, 12:42

Qeveria do të japë libra shkollorë falas për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryeministri Rama shkroi se më këtë nismë, qeveria shqiptare është më pranë shqptarëve.

Një ditë më parë, Ministria e Arsimit njoftoi se libra falas do të marrin dhe të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën në shkollat në Shqipëri.

Librat do të jepen falas dhe për ë gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të, pra nxënësit e familjeve në nevojë ose me të tjera problematika.

Shpërndaje te miqtë