Qeveria i jep leje ekipit anglez të futbollit të udhëtojë drejt Shqipërisë

exit.al 18 Shkurt 2021, 12:56

Qeveria shqiptare ka lejuar ekipin e futbollit të kombëtares së Anglisë të udhëtojë drejt vendit për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren shqiptare me 28 mars.

Ndeshja është për eliminatoret e Botërorit 2021 dhe do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania”.

Ekipi do të izolohet për 10 ditë në hotel për të parandaluar përhapjen e variantit anglez të koronavirusit.

Prej datës 1 shkurt fluturimet drejt Britanisë së madhe janë të pezulluara pa afat.

Shpërndaje te miqtë