Qeveria hap thirrjen për drejtor të Agjencisë së Sigurimit së Cilësisë së Arsimit

exit.al 7 Qershor 2021, 11:15

Qeveria ka hapur thirrjen për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm apo një prej 11 Anëtarëve të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit së Cilësisë në Arsimin e Lartë. Lajmin e dha Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një video mesazh, në Facebook, të hënën. Bordi i Akreditimit ka në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Kriteret për anëtarë në Bordin e Akreditimit pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), janë:

Të kenë një përvojë të paktën 10-vjeçare në institucione akademike dhe kërkimore, brenda e jashtë vendit;

Të zotërojnë gradë shkencore/titull akademik ose njohje e përvojë të paktën 5-vjeçare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;

Të kenë njohje në nivel të avancuar të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.

Kriteret për Drejtor të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), janë:

Të zotërojë titull akademik ose gradën shkencore “Doktor” të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së;

Të ketë 5 vjet përvojë pune në drejtim të institucioneve të arsimit të lartë ose strukturave të institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e arsimit të lartë.

Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet nga Ministria e Arsimit. Thirrja do të qendrojë e hapur deri më 301 qershor.