— Të gjithë nënshtetasit shqiptarë që kanë të ardhura dhe pasuri të padeklaruara.
— Të gjitha kompanitë shqiptare që kanë të ardhura dhe pasuri të padeklaruara.
— Të gjithë emigrantët shqiptarë që i kanë krijuar kursimet dhe pasurinë në emigrim.
Amnistia përfshin dy kategori pasurish: paratë dhe pasuri të tjera të paluajshtshme, makina etj. Për deklarimin e parave do të ndiqet kjo procedurë: -Vetëdeklarimi i parave të padeklaruara; -verifikimi i parave nga një njësi e posaçme e ngritur nga institucionet shtetërore. -depozitimi i parave në bankë. Për deklarimin e pasurive të tjera do të ndiqet një procedurë e ngjashme, e cila do të saktësohet më mirë në udhëzimet e ministrisë së financave pas miratimit të ligjit. Deklarimi i pronave të paluajtëshme do të përfshijë dhe regjistrimin e tyre në hipotekë. Amnistia parashikohet të zgjasë një vit dhe të ketë tre faza 4-mujorëshe:— Në katër mujorin e parë, detyrimi ndaj shtetit për të deklaruar paratë dhe pasuritë do të jetë 5 për qind e shumës dhe vlerë së pronave;
— Në katër mujorin e dytë do të jetë 7 për qind;
— Në katër mujorin e tretë, do të jetë 10 për qind.
Qeveria garanton se përfituesit nuk do të ndiqen penalisht për mosdeklarimin më parë të të ardhurave dhe mos pagimin e tatimeve. Nga amnistia përjashtohen:— Të gjthë ata që janë dënuar për aktivitete të caktuara kriminale dhe familjet e tyre;
— Funksionarët e lartë të shtetit, që nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, prefektët, magjistratët apo edhe drejtues të policisë;
— Ata që cilët tre viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve të larta.
