Durrës, punonjësit e hekurudhës në protestë

exit.al 26 Prill 2016, 11:49

Punonjësit e hekurudhës së Durrësit protestuan sot, kundër vendimit të kompanisë koncesionare që nuk lejon hyrjen e trenave në port.

Duke bllokuar hyrjen e portit, ata kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur problemin pasi puna e tyre, veçanërisht shkarkimi i mallrave, është vështirësuar shumë nga ky vendim.

Protestuesit kërkuan gjithashtu, ndalimin e shkurtimeve nga puna, pasi sipas tyre janë të padrejta dhe jo në respektim të kontratës.

Shpërndaje te miqtë