Sot në Kuvend - Përmbledhje

exit.al 23 Qershor 2016, 14:03

Sot në seancë parlamentare, deputetët e Kuvendit morën  këto vendime:

  • U shty për javën që vjen vendimarrja mbi procedurën që duhet të ndjekë Kuvendi për miratimin e reformës në drejtësi;

  • Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet më 30 qershor për të përfshirë reformën në drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit;

  • Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi do t’i propozojnë Kuvendit një amendament për zgjedhjen e Presidentit nga populli;

  • U hoq nga rendi i ditës shqyrtimi i projekt ligjit për vendosjen e kamerave të sigurisë në ambjente publike;

  • Zoti Edmond Leka u betua sot si deputet i Kuvendit. Ai zëvendësoi ish deputetin Koço Kokëdhima;

  • U miratua me shumicë votash Ratifikimi i Protokollit për Aderimin e Malit të Zi në Nato.

 

Shpërndaje te miqtë