Publikoi video në Tik-Tok, e arrestoi Policia

exit.al 19 Korrik 2021, 13:15

Një 34-vjeçar nga Tepelena u arrestua nga Policia pasi publikoi një video në Tik-Tok. Ai u gjobit me 60 mijë lekë dhe iu sekuestrua makina.

Personi bënte xhiro sipër makinës, ndërsa makina lëvizte pa shofer në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, njoftoi policia të hënën.