Publikohet plani i riatdhesimeve deri me 20 maj

exit.al 11 Maj 2020, 22:16

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve të shqiptarëve nga datat 14 deri më 20 maj 2020. Përmes fluturimeve shqiptarët e ngelur në Milano, Romë, Frankfurt, Zyrih, Londër, Paris, Stambolli do të mund të kthehen në Shqipëri.

Në datat 14 dhe 15 maj do të zhvillohen fluturime 4 udhëtime me Milanon, 2 udhëtime me Romën dhe një udhëtim, Stamboll-Tiranë.

[caption id="attachment_83712" align="aligncenter" width="640"]Plani i riatdhesimit maj Kalendari i riatdhesimit 14-15 maj[/caption]

Në datat 16, 17 dhe 18 maj do të zhvillohen 2 fluturime me Franfurtin, 2 fluturime me Londrën dhe 2 fluturime me Zyrihun.

[caption id="attachment_83710" align="aligncenter" width="633"]Kalendari i Riatdhesimeve maj Kalendari i Riatdhesimeve 16,17 dhe 18 maj[/caption]

Në datat 19 dhe 20 maj do të zhvillohen 2 fluturime me Milanon, 2 udhëtime me Romën dhe 2 udhëtim me Parisin.

[caption id="attachment_83711" align="aligncenter" width="640"]Plani i Riatdhesimit 19 dhe 20 maj Kalendari i Riatdhesimit maj[/caption]