10 milionë paund nga pronat private të Mbretëreshës së Anglisë Elizabeth janë investuar në një fond në ishujt Kajman, si pjesë e një portofoli off shore, i cili nuk ishte deklaruar më parë nga financierët e mbretëreshës. Këto para janë investuar dhe pranë firmës së shitjeve me pakicë BrightHouse, e kritikuar publikisht për shfrytëzimin e mijëra familjeve të varfra dhe njerëzve të pambrojtur.
Sekreari Amerikan i Tregtisë Wilbur Ross akuzohet për bashkëpunim në biznes me figura ruse që akutalisht janë vendosur nën sanksione të SHBA-së. Dokumentet e publikuara deri më tani tregojnë se Ross ka pasur lidhje me një kompani që transporton naftë dhe gaz për një firmë ruse të energjisë, Sibur. Dy nga pronarët e Sibur janë subjekt i sanksioneve që qeveria amerikane ka vënë ndaj Rusisë.
Autoritetet kanadeze po shqyrtojnë dokumente që lidhin një prej të autorizuarve të Kryeministrit Trudeau për mbledhje fondesh me një kompani off shore.
Autoritetet indoneziane po hetojnë nëse ish kandidati presidencial Prabowo Subianto dhe fëmijët e ish-diktatorit Suharto, të përmendur në dokumentet e rrjedhura, kanë shkelur ligjet tatimore të vendit.
Për më tepër për mënyrën se si funksionojnë parajsat fiskale off shore mund të lexoni këtu. Shpërndaje te miqtë
