Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore

exit.al 8 Shkurt 2021, 21:40

Të hënën u publikuan datat e provimeve të Maturës Shtetërorë dhe sipas njoftimit i pari do të jetë provimi i Gjuhës së Huaj më 3 qershor.

I dyti do të jete provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në datë 7 qershor.

Më 11 qershor do të jetë provimi i Matematikës dhe në 15 qershor provimi i lëndës me zgjedhje.

Pak ditë më parë u publikua edhe skema e provimeve.

Provimi do të ketë 60 pikë, nga të cilat 40 janë për pyetjet me zhvillim dhe 20 për ato me alternativa.

Testi do të jetë me tre nivele vështirësie: 40% e testit do të ketë nivel të ulët të vështirësisë, 40% nivel mesatar dhe 20% e testit do ketë pyetje të vështira.

Shpërndaje te miqtë