Vasili akuzon qeverinë se po mashtron për shifrat e pandemisë

exit.al 8 Shkurt 2021, 20:50

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzoi mazhorancën të hënën se po mashtron me shifrat e pandemisë.

Ai tha, duke përmendur bilancin e së hënës të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, se janë ulur testimet me 20% dhe jo infektimet.

Vasili tha se pozitiviteti është rritur në 27.4% dhe theksoi se nuk ka pasur ulje të rasteve sikurse tha Ministria e Shëndetësisë.

“Rilindja nuk heq dorë nga loja mashtruese me shifrat dhe kjo është kriminale sepse bëhet fjalë për pandemi, që merr jetë njerëzish”, tha Vasili.

Të hënën në vend u shënuan 953 raste të reja të infektuara më Covid-19 dhe 12 humbje jete.

Shpërndaje te miqtë