Publikimi i të dhënave nuk prek fshehtësinë e votës pohon Celibashi

exit.al 20 Prill 2021, 12:02

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi deklaroi se publikimi i të dhënave personale në media nuk cenon fshetësinë e votës apo procesin zgjedhor. Ai pohoi se askush nuk mund ta di me siguri se si kanë votuar apo si do të votojnë qytetarët.

“Në lidhje me çështjen e fshehtësisë së votës, nuk besoj se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë pasi ato të dhënat demonstrojnë preferencat e qytetarëve të ndryshëm, preferenca politike por askush nuk e di se si ata kanë votuar, apo se si do të votojnë.”

Ai deklaroi se KQZ nuk do të përfshihet në këtë çështje pasi kjo i takon insitucioneve të tjera që janë përfshirë tashmë.