Psikologët kërkojnë të vaksinohen kundër Covid-19

exit.al 18 Mars 2021, 21:30

Urdhri i Psikologut i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të nis vaksinimin edhe për psikologët.

Janë 1500 psikologë të regjistruar në të gjithë vendin të cilët presin nisjen e procesit të vaksinimit.

Presidentja e urdhrit të psikologut Valbona Treska përmes kërkesës dërguar MSH, kërkon që “procesi i vaksinimit të vijojë me psikologët e shërbimeve psiko-sociale në arsim, shëndetësi si edhe profesionistët e lirë që ushtrojnë këtë detyrë”.

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar mjekët, infermierët, të moshuarit dhe mësuesit.

Shpërndaje te miqtë