Italia, 423 humbje jete dhe 24 935 raste të reja me COVID-19

exit.al 18 Mars 2021, 20:01

Në Itali, 423 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Autoritetet raportuan 24 935 mijë raste të reja me koronavirus pas 353 737 tamponësh të kryer në mbarë vendin.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur, me më shumë se 5, 600 raste të reja.

Raporti mes të infektuarve dhe të testuarve është rritur sot 7%, nga 6.2% që ishte një ditë më parë.

Në spitale ndodhen 3 333 persona që po marrin trajtim mjekësor më të specializuar.

Shpërndaje te miqtë