Hollanda dhe Spanja rifillojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

exit.al 18 Mars 2021, 20:58

Pas Italisë edhe Hollanda me Spanjën kanë rinisur përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Vendimi i tyre erdhi pas deklaratës së EMA për të vijuar përdorimin e kuaj vaksinë.

Shtetet pezulluan vaksinimin me AstraZeneca pas rasteve të raportuara përe mpiksje gjaku tek persona që ishin vaksinuar me AstraZeneca. U raportuan disa raste viktimash në vende të BE.

Spanja ka konfirmuar se do të rifillojë administrimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca nga e mërkura e ardhshme.

Ministrja e shëndetësisë Carolina Darias tha: "Vendimi u mor unanimisht pasi përfitimet tejkaluan rreziqet, në përputhje me gjetjet nga Agjencia Evropiane e Barnave."

Spanja, e cila synon të vaksinojë 70% të popullsisë së saj prej 47 milion deri në fund të verës, tashmë ka dhënë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca për gati një milion njerëz nga gjithsej 7.68 milion vaksina të administruara në Spanjë.

Shpërndaje te miqtë