PS , PD, LSI bien dakord për financimin e partive dhe identifikimin biometrik

exit.al 15 Qershor 2020, 20:48

Këshilli Politik ka rënë dakord për identifikimin biometric të zgjedhësve dhe financimin e partive.

“Identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik si dhe financimin e partive politike”, tha Oerd Bylykbashi përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik pak pas përfundimit të mbledhjes.

Financimi i partive do të bëhet sipas formulës 1 me 3, çka do të thotë se nëse një parti merr nje lek nga shteti do të marrë 3 lek nga privati.

Këshilli Politik do të mblidhet sërish nesër, më 15 qershor.