Dy zona të Tiranës, 6 orë pa drita të hënën

exit.al 14 Qershor 2020, 22:32

Të hënën, më 15 qershor, do të ndërpritet energjia elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në zonën e Sharrës, dhe në rrugë “Hamdi Cenoimeri”, dhe “Llambi Bonata”, në Tiranë.

OSSHE lajmëron se shkëputje e energjisë do të bëhet për shkak të riparimeve në rrjet.