Disa zona të Tiranës sot 6 orë pa drita

exit.al 15 Qershor 2020, 09:26

Disa zona të Tiranës, gjatë së hënës, 15 qershor, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Zonat e prekura janë rruga “Hamdi Cenoimeri”, Parafabrikatet tek Rruga “Llambi Bonata” dhe zona e Sharrës.

Shkak pr ndërprerjen e energjisë janë punimet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë po bën.