Protesta në mbrojtje të Palestinës, Policia heton 15 protestues

exit.al 17 Maj 2021, 12:57

15 persona të pranishëm në protestën e së dielës në mbrojtje të Palestinës nga sulmet e Izraelit u hetuan penalisht nga Policia. Ata akuzohen për protest të paligjshme dhe moszbatim i masave antiCovid në vend.

Protesta e së dielës u zhvillua në Sheshin ‘Skenderbej’ dhe më pas vazhdoi drejt rrugës së ‘Kavajës’. Protestuesit mbani në duar pankarta kundra Izraelit dhe pro mbrojtjes së Palestinës. Ata u përplasën me policinë.

Në vend janë ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 persona për shkak të koronavirusit.