Protesta në Gjeorgji pas vdekjes së kameramanit, kërkohet dorëheqja e qeverisë

exit.al 12 Korrik 2021, 22:10

Qeveria e Gjeorgjisë është ndodhur nën presion të hënën pasi mijëra qytetarë dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e të gjithë kabinetit pas vdekjes së një kameramani, i cili u plagos rëndë nga disa protestues kundër komunitetit LGBTI.

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në Tbilisi duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Irakli Garibashvili.

Kameramani Alexander Lashkarava u gjet i pajetë në shtratin e tij. Një javë më parë, ai ra viktimë pre e dhunës së një turme njerëzish që kishin dalë të kundërshtonin një marshim të komunitetit LGBTI.

Në të njejtën ditë më shumë se 50 gazetarë gjerogjianë u sulmuan fizikisht.

Ministria e Brendshme njoftoi se do të nisë hetimet për vdekjen e 37-vjeçarit, ndërsa katër persona të dyshuar janë arrestuar për sulmin.