Propozimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi - Shkurt

exit.al 24 Dhjetor 2015, 16:28

Komisioni i Venecias dorëzoi dje draftin me propozimet e tij lidhur me reformën në drejtësi. Sugjerimet kryesore të Komisionit janë:

  • Të kufizohet roli i Ministrit të Drejtësisë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, në mënyrë që të shmanget konflikti i mundshëm i interesit.

  • Ministri i Drejtësisë të mos jetë pjesë e Gjykatës Disiplinore.

  • Të qartësohet se kush vendos për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

  • Të përcaktohen në Kushtetutë parimet e përgjithshme të meritokracisë mbi të cilat do të emërohen gjyqtarët dhe prokurorët. Proçedura e emërimit të tyre duhet të jetë e bazuar mbi meritë, transparencë dhe thirrje të hapur për kandidatët.

  • Të qartësohet në Kushtetutë marrëdheënia e Prokurorit të Përgjithshëm dhe strukturës së veçantë të prokurorëve të antikorrupsionit.

  • Përbërja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur.

  • Gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen verifikimit duhet të kenë garanci për një gjykim të drejtë e të paanshëm, si dhe të gëzojnë të drejtën e ankimimit tek një organ i pavarur.

  • Të përcaktohet statusi, kompetencat dhe kushtet e emërimit dhe shkarkimit të vëzhguesve ndërkombëtare.