- Korrupsion pasiv;
- Ndihmë për ndërtim të paligjshëm;
- Ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
“Ishte një ftesë e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Bashkisë për Teatrin Kombëtar. Për këtë projekt ne kemi filluar para një viti e gjysmë dhe kemi punuar në mënyrë të vazhdueshme.”
Po ashtu, PD i kërkoi prokurorisë që t’i kërkojë gjykatës pezullimin e projektit për prishjen e Teatrit, me anë të ‘sekuestros preventive’. Por sipas prokurorit, nuk ka prova që vërtetojnë akuzat e PD-së për arkitektin Ingels. Ndërsa për pezullimin e projektit të teatrit, prokurori shkruan se nuk është kompetencë e prokurorisë të gjykojë nëse duhet shembur apo jo godina aktuale te Teatrit Kombëtar, për tu ndërtuar një e re. Prej shkurtit 2018 kur nisën zërat e parë të qeverisë për shembjen e teatrit dhe dhënien e tokës publike kompanisë Fusha, një grup artistësh e aktorësh, me mbështetjen e opozitës, kanë kundërshtuar shembjen e teatrit. Megjithëse kryebashkiaku Veliaj dhe kryeminsitri Rama janë shprehur të vendosur për ta shembur teatrin, ende nuk ka asnjë informacion mbi tenderin e koncesionit të zhvilluar në shtator—Bashkia nuk ka njoftuar as konkuruesit, as ofertat dhe as fituesin e këtij tenderi. Tenderi për Teatrin Kombëtar I gjithë procesi i tenderimit të Teatrit Kombëtar po kalon në mungesë të plotë transparence dhe informacioni për qytetarët. Sikurse dihet qeveria po e bën zhvillimin e zonës me anë të një ligji të posaçëm, miratuar në dhjetor 2018, i cili, sikurse kemi argumentuar më parë dhunon Kushtetutën dhe një sërë ligjesh organike. Në fund të korrikut 2019, Bashkia e Tiranës hapi tenderin për ndërtimin e teatrit. Kompanitë kishin afat deri në shtator 2019 për të dorëzuar ofertat e tyre. Që nga shtatori e deri më tani, rreth 6 muaj më vonë, asgjë nuk është bërë e qartë për publikun: kush ishin pjesëmarrësit, klasifikimi i ofertave apo fituesi i tenderit. Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i kanë kërkuar disa herë Bashkisë Tiranë informacion zyrtar për vendimmarrjen dhe procedurat e ndërmarra deri më tani për projektin e teatrit, por ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Siç Exit Neës ka shkruar dhe më parë, procedura e sajuar nga qeveria është e paprecedentë dhe e paparashikuar në asnjë ligj apo standard publik— jashtë kuadrit ligjor ekzistues të prokurimeve publike dhe koncesioneve, me procedura krejt të paqarta, dhe ndërtime objektesh private dhe publike në të njejtin propozim—termat e referencës së shpallura janë të ngatërruara, të paqarta dhe krejtësisht kufizuese për konkurencën. Mungesa e transparencës duket se përforcon edhe më shumë dyshimet se tenderi është fiktiv dhe me fitues të paracaktuar, pasi kriteret pë te zgjedhur fituesin paracaktojnë se vetëm dy kompani mund ta fitojnë tenderin: Alb Star shpk dhe Fusha shpk, kjo e fundit është kompania për të cilën u hartua fillimisht Ligji Special për Teatrin Kombëtar.
