"Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se #DiteMeTeMira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë".
Një prej zonjave tregoi se bashkëshorti i saj megjithëse kishte një këmbë të gjymtuar, institucionet shtetërore nuk kanë pranuar t’i japin ndihmën mujore që meriton:“Burrin e kam pa punë, e nxorri nga puna, është dhe me një këmbë. Vajti të marrë kempin për këmbën dhe kryeministri jonë i dashur ka vënë ligjin që t’i kesh të dyja këmbët e prera që të marrësh.”
Një zonjë tjetër u ankua për tatimet e shumta që paguan në biznesin e saj të vogël, ndërsa një zonjë e moshuar tha se në gjithë këto vite pensioni i saj nuk është rritur. Basha i kërkoi atyre të bashkohen me opozitën sepse ditë më të mira do të vijnë me rrëzimin e qeverisë Rama. https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/548076419133219/
