“Këto akte vandale përbëjnë shkelje ligji dhe ne kërkojmë që personat përgjegjës të përballen me ligjin.
FSHF ka tashmë të dokumentuara me video dhe foto personat konkretë që thyejnë ulëset dhe i flakin ato në fushë duke dëmtuar sportdashësit e tjerë si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes si dhe futbollistëve.”
Ndeshja Kukësi-Tirana ishte ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet. Ajo u fitua nga Tirana në minutat e fundit, megjithëve Kukësi ishte në avantazh. Me këtë fitore, Tirana kanë marrë komandën e kampionatit, ndërsa Kukësi renditet në vend të dytë.
