Prokuroria Elbasanit akuzon 5 drejtues të PD-së Elbasan për sulmin ndaj Ramës në 2019

exit.al 26 Qershor 2021, 15:04

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur 5 drejtues të PD-së së Elbasanit dhe 2 mbështetës të PD-së, për sulmin ndaj eskortës së kryeministrit Rama në 2019.

Të pandehur janë Bujar Vreto, kryetar i PD në Librazhd, Aurel Bylykbashi ish-deputet i PD në Elbasan, Arjan Karriqi kryetar i PD në Prrenjas, dy sekretarët e PD, Leonard Ozuni dhe Erlind Gurra si dhe dy simpatizantë të PD, Bujar Kojku e Dashamir Boja.

Ata akuzohen për organizim të manifestime të paligjshme dhe pengim të qarkullimit.

Eskorta e Kryeministrit u sulmua më 13 qershor në hyrje të Librazhdit me mjete të forta.