Prokuroria e Durrësit pyet Italinë për €500 000 e gjetura në Port

exit.al 14 Qershor 2020, 18:10

Prokuroria e Durrësit ka pyetur autoritet italaine për rrugën e kryer nga shoferi i arrestuar më 13 qershor për transportin e 500 mijë eurove të padeklaruara, të konfiskuara në Portin e Durrësit.

ReportTV raporton se prokuroria e Durrësit kërkon të dijë se ku ka qendruara shoferi, dhe procedurat e doganës në Portin e Barit.

Më 13 qershor gjatë një kontrolli rutinë në Portin e Durërsit u zbuluan 500 mijë euro të fshehura në një kamion që transportonte materiale për prodhimin e këpucëve.

Kamioni ishte në pronësi të një kompani të pezulluar që prej vitit 2016.

Shpërndaje te miqtë