Prokuroria dërgon në Gjykatë 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

exit.al 22 Tetor 2015, 13:38

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe  dërgon për gjykim 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t, me akuzë për shpërdorim detyre.

Të akuzuarit  janë ish-përgjegjësja e Sektorit të Legalizimeve Tiranë dhe gjashtë ish-specialistë të kësaj zyre.

Nga viti 2004 në 2011, ata akuzohen se kanë legalizuar  në mënyrë të paligjshëm 14 ndërtime  duke i  shkaktuar  shtetit një dëm  prej 375 mijë euro.