"Inkurajoj prokurorin e përgjithshëm në kryerjen e detyrën me ekzigjencë për rastin tim. Me bindje them se materialin e ka firmosur pa e lexuar fare për shkak të ngarkesës që ka".
Ai tha se hetimi ndaj tij u ngrit nga avokati Sanxhaku, pasi një i arrestuar nga Kokona për sulm ndaj policisë, është klient i Sanxhakut. “3 muajt e fundit një ish-klient i tij ka lyer duart me gjak me uniformat e policisë së Shteti Shqiptar është arrestuar nga unë. Jam prej 40 vjetësh që i shërbeje shtetit shqiptar dhe jam në vitin e fundit për të dalë në pension pleqërie”, shkruan Prokurori i Pogradecit në letër. Kokona e akuzoi Sanxhakun si "kreun e krimit të organizuar në Drejtësi. Për 30 vjet ka manipuluar duke nxjerrë nga burgu vrasës dhe kriminele duke bërë rolin e sekserit për të gjithë ish-gjyqtarë e lartë dhe për prokurorët e përjashtuar nga Vettingu".Prokurori reagon për ILD-në: Çështje e krijuar nga Avokat Sanxhaku për hetimin e një klienti të tij
Prokurori i Pogradecit Shkëlqim Kokona reagoi sot (2 nentor) për kërkesën e Olsian Celës, Prokurorit të Përgjithshëm për nisjen e hetimin nga Inspektoriati i Drejtësisë (ILD), për shkelje disiplinore.
Në një letër publike, Kokona tha se Kryeprokurori nuk e ka idenë pse e ka firmosur këtë kërkesë:
Të sugjeruara
Basha thirrje Ramës të shtojë testimet dhe të rimbursojë ilaçet
2 Nëntor 2020, 11:51Rusia kërkon të prodhojë Remdesivirin pa leje nga kompania amerikane
2 Nëntor 2020, 11:22Arrestohet një 47-vjeçar me 58 gr kokainë
2 Nëntor 2020, 10:40
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
