Policia e Tiranës arrestoi të hënën personin A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, për 58 gram kokainë dhe kanabis.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari i kishte përgatitur dozat për shitje. Policia i sekuestroi para, 2 peshore dhe 4 aparate celular.
