Prizreni nis testet e shpejta për Covid-19

exit.al 22 Dhjetor 2020, 18:20

Prizerni nisi të martën testimet e shpejta për Covid-19.

Komuna e Prizrenit njoftoi se ajo është komuna e parë që po nis testimet e shpejta në Kosovë.

“Qytetarët e komunës së Prizrenit tanimë do të mund t’i kryejnë këto teste në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, duke e marrë rezultatin me 98,8% saktësi brenda 10 minutave.

Po ashtu, një ekip tjetër lëvizës përmes “kujdesit shtëpiak” të ofruar nga Komuna, do t’i realizojë këto teste tek shtëpitë e pacientëve që nuk mund të shkojnë në qendrat e lartë cekura të mjekësisë familjare”, theksohej në njoftimin për shtyp. 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se përveç këtyre testeve, shëndetësia e Komunës së Prizrenit,  “ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke ofruar për qyteterët: testet D-Dimer, rëntgenin e mushkërive, analizat tjera të nevojshme dhe testet aerologjike”.

Shpërndaje te miqtë