Italia regjistron 628 të vdekur dhe mbi 13 mijë të infektuar në 24 orë

exit.al 22 Dhjetor 2020, 19:50

Italia regjistroi të martën 628 viktima gjatë 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë së Italisë deklaroi se në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 13 mijë të infektuar nga Covid-19.

Italia është njëri nga vendet më të goditura nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i testimeve të kryera u rrit në 166,205 nga 87,889, tha ministria.

Në total, Italia ka regjistruar 69,842 viktima të COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë.

Po ashtu ka regjistruar gjithashtu rreth 1.977 milion raste deri më tani.

Shpërndaje te miqtë