Zelensky i telefonon Ramës: Mirënjohje për përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën

exit.al 11 Shtator 2020, 19:38

Presidenti ukrainas Zelensky ka biseduar në telefon me Kryeministrin Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, të premten. Në një postim në Twitter, Zelensky i ka shprehur mirënjohjen Ramës për përpjekjen për të ndihmuar popullin ukrainas.

“Mirënjohës ndaj Edi Ramës që kupton se sa përpjekje dhe guxim i kushton popullit ukrainas rruga drejt lirisë. Ne gjithashtu ndjejmë keqardhje për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palës së kundërt në këtë drejtim. Faleminderit OSBE për mbështetjen dhe shpresojmë për armëpushim në Donbas”, shkroi presidenti ukrainas.

Shpërndaje te miqtë