Arrestohen 13 persona në Itali dhe Shqipëri për trafik droge

exit.al 11 Shtator 2020, 16:31

Policia italiane dhe shqiptare kanë urdhëruar arrestimin e 13 personave në Itali dhe Shqipëri, për pjesmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, më 11 shtator.

Ndër ta, 11 u arrestuan në Itali dhe 1 në Shqipëri. Ndërsa 1 person u shpall në kërkim pasi nuk u gjend në banesën e tij në Itali.

Nga 12 personat e arrestuar, 7 prej tyre u dënuan me burg, dhe 5 të tjerë me arrest shtëpie.

Personi i arrestuar në vend është 27 vjeçari Reval Hysenaj, banues në Fier. Roli i tij në organizatën kriminale ishte mbledhja e parave nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Shpërndaje te miqtë