Presidenti Meta viziton monumentin e 38 dëshmorëve në Vlorë

exit.al 27 Gusht 2020, 18:30

Presidenti Meta vizitoi Drashovicën ku përkujtoi sot 38 dëshmorët, të cilët kanë kontribuar në luftën  e Vlorës. Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Nga Monumenti i Lirisë, në zemër të Drashovicës kryelartë, nderova sot 38 patriotët më të shquar të kësaj toke që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira duke paguar me jetën e tyre çmimin e dhimbshëm për mbrojtjen e Pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë, në Luftën e lavdishme të Vlorës, një shekull më parë.”

Meta tha se “nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë të lartësojmë vendin tonë përpara kërkesave të kohës dhe zhvillimit.” Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ndërtojnë atdheun duke rikthyer shpresën.   Shpërndaje te miqtë