Shtet-rrethim i plotë në rajonin e Friuli Venezia Giulia në Itali

exit.al 19 Mars 2020, 20:27

Ndalohen të gjithë banorët, e rajonit të Friuli Venezia Giulia, në Itali, të dalin nga shtëpitë deri në 3 prill. Lejohet vetëm një pjestar i familjes të dalë për të bërë pazar, ose për të kryer nevojat e familjes.

Masa e re u njoftua nga guvernatori i rajonit, pasi Italia u bë sot vendi i parë në botë për numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Gjithashtu u mbyllën të gjitha parqet dhe vendet publike që mund të shërbejnë për grumbullim qytetarësh.

Në rajon ka 462 të infektuar dhe 31 të vdekur.