“Dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie. Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi.”
Kompania thuhet se u ka kërkuar punonjësve, që nëse ndihen mirë ta vazhdojnë punën nga shtëpia. Sindikata bën thirrje autoriteteve dhe vetë kompanive që të shtojnë vëmendjen për kujdes shëndetësor në sektorin e call-center-ave pasi punohet në grupe të mëdha dhe në ambiente të mbyllura. Shpërndaje te miqtëNjë i infektuar me koronavirus në call-center, dhjetëra punonjës në karantinë
Kompania e call-center-ave Teleperformanca u ka kërkuar dhjetëra punonjësve të mbyllen në shtëpi pasi një prej stafit ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Lajmin e njoftoi Sindikata Solidariteti me një postim në Facebook, ku thuhet se punonjësve të call-center-it u është kërkuar të vihen në karantinë.
Sindikata pretendon se e ka të konfirmuar lajmin nga disa burime, ndërkohë që edhe vetë kryetari i saj, Tonin Preçi është një nga të izoluarit në shtëpi.
Të sugjeruara
Shtet-rrethim i plotë në rajonin e Friuli Venezia Giulia në Itali
19 Mars 2020, 20:27Shkollat mbyllur deri më 3 prill, shtyhet pezullimi
19 Mars 2020, 20:243405 viktima nga koronavirusi në Itali, 160 më shumë se Kina
19 Mars 2020, 20:08
E ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë politika jonë e shkuar
11 Nëntor 2026, 20:31
