Presidenti Trump përgëzon marrëveshje Serbi-Kosovë të firmosur në Uashington

exit.al 15 Shtator 2020, 12:14

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përgëzoi Presidentin e Serbisë Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti për firmosjen e dokumentave për normalizimin e marrëdhënieve në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

“U desh shumë guxim nga Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Hoti për të hyrë në këto bisedime dhe të vijnë në Uashington për të përfunduar këtp angazhime. Duke bërë kështu, ata i bënë vendet e tyre, Ballkanin, një botë më të sigurtë”, shkroi Presidenti Trump në një postim në Instagram.

Vuçiç dhe Hoti firmosën dy dokumente të ndryshme mbi normalizimin e marrëdhënieve në 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa presidenti Trump firmosi një letër ku angazhohet të ndihmojë me investime të dy vendet. Vuçiç dhe Hoti ranë dakord që të hapnin përfaqësi diplomatike në Jeruzalem, Izrael. Shpërndaje te miqtë