13 senatorë amerikanë paraqesin rezolutë për sanksione ndaj Bjellorusisë

exit.al 15 Shtator 2020, 12:06

13 senatorë amerikanë - republikanë dhe demokratë kanë paraqitur një rezolutë për sanksione ndaj Bjellorusisë, për protestat e dhunshme të ndodhura javët e fundit.

Senatori republikan, Jim Risch, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se dhuna dhe shtypja e vazhdueshme e opozitës në Bjellorusi “janë të papranueshme”, raportoi Radio Evropa e Lirë (REL).

Senatorët amerikanë shprehen se zgjedhjet në Bjellorusi nuk kanë qënë të drejta dhe rezultatet nuk janë të sakta.

Ata kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë dhe të gazetarëve të huaj- gjashtë prej të cilëve raportojnë për Radion Evropa e Lirë.

Prej 6 javësh në Bjellorusi mijëra qytetarë po protestojnë kundra regjimti të Lukashenkos. Përfaqësuesit e opozitës janë arratisur nga vendi, ose janë burgosur.

Shpërndaje te miqtë