"Sapo jam kthyer nga një vizitë në Shqipëri, ku u takuam me të gjithë drejtuesit e vendit dhe me kryetarin e opozitës. Ne pamë një situatë të ndërlikuar me reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës e krimit të organizuar. Ne besojmë se përveç kësaj, reforma zgjedhore është vendimtare. Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, e njejta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto është shumë e vështirë të mbahet demokracia. Ndaj vëmendja e BE-së, e institucioneve të BE-së dhe e OSBE-së janë shumë të rëndësishme.”
George Tsereteli është politikani i parë, i cili ngre problemin e bllokimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri si pasojë e mos krijimit në kohë të institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Gjithashtu, ai ka risjellë në vëmendjen publike rëndësinë e kryerjes së reformës zgjedhore, për të shmangur krizat politike që burojnë kryesisht nga mungesa e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira. Deri tani përpjekjet për një reformë zgjedhore kanë dështuar. Shpërndaje te miqtëPresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së denoncon bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën e drejtësisë në vend. Në mënyrë të veçantë ai ka denoncuar problemet që i shkaktohen demokracisë në vend nga shpërbërja e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i Gjykatës së Lartë.
Gjatë një takimi të Asamblesë Politike të PPE-së, sot në Varshavë, Tsereteli pohoi:
Të sugjeruara
Vetingu, KPK nuk gjen shkelje në pasurinë e prokurores Anila Leka
4 Qershor 2018, 15:26Tarifa për Rrugën e Kombit, banorët e Kukësit do të paguajnë 100 lekë për kalim
4 Qershor 2018, 13:58EURALIUS: Reforma në drejtësi nuk po respekton afatet kushtetuese
4 Qershor 2018, 12:17
Investigimi i Wall Street Journal, kush ia mbylli gojën medias dhe opozitës?
14 Gusht 2026, 09:57
